Lajme

Rasti i Xhisielës, Duma: Djali i deputetit mbrohet nga Rama

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga ish i dashuri i saj, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Grida Duma, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, në një dalje për mediat nga selia blu theksoi se përdhunimi dhe torturimi i vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz. Një provë që kryeministri i vendit mbron kriminelët.  

Ajo shprehet se për ngjarjen duhet të ishte tashmë pas hekurave djali i deputetit socialist, Rexhep Rraja.

“Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara”, shprehet Duma.

Duma ndër të tjera thotë se djali i deputetit të PS-së mbrohet nga kryeministri.

“Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të  pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën. Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë;  shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë. Heshtja e plotë e kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për shoë nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat”, thotë Duma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë