Futboll

Rasti i rrallë, Aubamejang shpallet kampion në Spanjë për 8 minuta të luajtura në gusht

Gazeta Si – Vërtet interesant rasti i sulmuesit nga Gaboni, Aubamejang, i cili do të marrë medaljen e kampionit në La Liga me Barcelonën, pavarësisht se luan me Çelsin. Lojtari po mbyll një sezon negativ në Londër, me pak hapësirë, por për herë të parë në karrierë do të marrë medaljen e kampionit.

Ia fal këtë kënaqësi Barcelona, sepse sezonin aktual ka luajur 8 minuta me fanellën e skuadrës katalanase. Vetëm një shfaqje e vogël me këtë fanellë, që në muajin gusht, por që mjaftojnë që ai, sipas rregullores, të marrë medaljen e kampionit të La Ligës.

Aubamejang ka luajtur në ndeshjen hapëse të kampionatit në Sapnjë, kundër Rajo Valekanos së Ivan Balliut, duke zënë vendin e Zhordi Albës, teksa rezultati ishte mbërthyer në 0-0.

Ai 8-minutësh e ka bërë kampion zyrtar në Spanjë, pas sigurimit matematikisht të titullit me fitoren ndaj Espanjolit. Sulmuesi afrikan e ka përshëndetur triumfin katalanas në rrjetet sociale dhe do të festojë akoma më shumë nga afër në momentin e marrjes së medaljes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë