Presidenti Ilir Meta ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra Gent Gazhelin si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Turqisë, si edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Azerbajxhan, Kirgistant, Pakistan dhe në Gjeorgji. Amabsadori Gazheli u vu në qendër të vëmendjes për shkak të rastit të të miturit Alvin Berisha, që ishte në kampin e Al Hol në Siri. Ai kishte premtuar se do të ndërhynte për shpëtimin e vogëlushit shqiptar, por më pas nuk i hapi me telefonin emisionit investigativ “Le Iene”. Pas këtij rasti, Gazheli mësohet se ka paraqitur dorëheqjen nga posti i ambasadorit dhe pse u përfol se u shkarkua nga Rama.
Gjithashtu Meta ka pranuar dhe propozimin për emërimin e Kastriot Robos në postin e ambasadorit të ri të Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Pasuesi i Gazhelit në postin e ambasadorit është një diplomat karriere. Robo u paraqit edhe në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme ku pati vlerësime pozitive nga deputetët e mazhorancës dhe të opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.