Politike

Raporti i Venecias: Veprimet e Metës nuk justifikojnë shkarkimin

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin zyrtar për presidentin Ilir Meta, ku deklaron se “presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”.
“Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale, ekspertët e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojnë se ndërsa presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”, thuhet në raport.
Ekspertët e Venecias theksojnë se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, gjithsesi, vënë në dyshim nëse kjo mund të konsiderohet një shkelje serioze.
“Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet.
Në përgjigje të krizës politike në vend dhe bojkotit elektoral nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas i shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Parlamenti mund të konfirmojë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, Komisioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë “shkelje serioze”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.
Raporti përfundimtar i Venecias do i vijë komisionit në Tiranë që drejtohet nga shumica, e cila është e vendosur për të shkarkuar presidentin, por edhe nëse do të miratohet në Kuvend, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është ngritur.

Deklarata e Komisionit të Venecias pas mbledhjes së sotme ku u miratua raporti

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë