Bota

Raporti i Unicef, 20 milionë fëmijë (1 në 4) në Europë kërcënohen nga varfëria

Gazeta Si - Në 2019-ën janë regjistruar më shumë se 472 humbje jete të fëmijëve dhe të të rinjve në Bashkimin Europian, për shkak të ndotjes atmosferike.

Sipas një raporti të Unicef, 20 milionë fëmijë, një në katër, në Europë, janë të rrezikuar nga varfëria, apo përjashtimi social. Bëhet fjalë për një rritje prej gati një milion fëmijësh në krahasim me 2019-ën.

Raporti tregon po ashtu se më shumë se 11 milionë fëmijë të vegjël dhe të rritur në BE vuajnë nga problematikat që lidhen me shëndentin mental. Gati 1 fëmijë në 20 është i ekspozuar ndaj këtij rreziku, përveçse ndaj niveleve shumë të larta të ndotjes nga pesticidet, që mund të provokojnë efekte të dëmshme në shëndetin e tyre dhe vonesë në zhvillim.

Sipas raportit, "Kushtet e fëmijëve në BE në 2024-ën tregojnë një rritje të varfërisë dhe përkeqësim të shëndetit mental, abuzimit seksual online dhe ekspozimit nga ndotja e ajrit”. Këto janë sfidat kryesore që duhet të përballojnë miliona fëmijë në gjithë vendet e BE-së. Në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Europian, Unicef i sjell në vëmendje BE-së situatën, duke kërkuar shpëtimin e fëmijëve dhe forcimin e të drejtave të minorenëve.

Efekti Covid
Edhe pse ka një mungesë serioze të të dhënave në lidhje me shëndetin mental nga BE, raporti zbulon, - gjithçka faktohet nga Unicef, - se në vende të ndryshme ka një rritje të problemeve të shëndetit mental të të rinjve europianë gjatë dhe pas pandemisë së Covid-it

Një fëmijë në 20 është i ekspozuar në nivel të lartë nga ndotja nga pesticidet, që mund të jetë e dëmeshme veçanërisht për më të vegjlit. Raporti tregon se në vitin 2019, vitin e fundit që ka të dhëna të disponueshme, janë regjistruar 472 vdekje fëmijësh dhe të rriturish në BE nga ndotja atmosferike. Pjesa më e madhe e tyre ishin nën një vjeç.

Teknologjia digjitale
Edhe pse krijon shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë, zhvillimet e shpejta të teknologjisë digjitale i ekspozojnë fëmijët ndaj abuzimeve, ndaj urrjetjes, bullizimit dhe shfrytëzimit seksual. Raporti evidenton se 1 në 8 fëmijë, duke nisur nga mosha 12 vjeç, merr rregullisht online kërkesa të padëshiruara me sfond seksual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë