Ne rrjet

Raporti holandez: Pandemia ka fuqizuar kapjen e shtetit në Ballkan

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka mbetur prapa në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian pasi pandemia ka ndihmuar në fuqizimin e liderëve autoritarë duke forcuar kontrollin  tyre mbi shtetin.

Sipas një raporti të fundit të Instituti holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Clingendael, viti 2020 ka forcuar po ashtu kapjen e shtetit në vendet e Ballkanit Perëdimor duke minuar shumë nga reformat e ndërmarra vitet e fundit.

Ekspertët holandezë që kanë hartuar këtë projekt thonë se të kuptuarit se si funksionon kapja e shtetit është thelbësore për të kuptuar sesi rajoni mund t'i kundërvihet këtyre tendencave autoritare dhe të përmirësojë funksionimin e procesit të pranimit në BE.

"Kapja e shtetit mund të përcaktohet si shkalla më e lartë e korrupsionit politik në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi proceset e vendimmarrjes së një vendi në avantazhin e tyre", thotë Instituti.

Raporti përdor rastin e Serbisë për të treguar se sa shkatërruese mund të ishte kapja e shtetit, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për besueshmërinë e BE-së.

“Me aktorët e jashtëm si Kina që luajnë një rol në rritje në Ballkanin Perëndimor, ka shumë vende që kërkojnë rritjen e shpejtësisë së bisedimeve të pranimit. Sidoqoftë, pa trajtuar më parë seriozisht kapjen e shtetit, bëhet e vështirë të shihet se si mund të arrihen synimet në lidhje me integrimin e shpejtë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, thekson ai.

Ai ngre alarmin se Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi po përballen me një rënie të ngadaltë të sundimit të ligjit që mund të dëmtojnë reformat e BE-së.

Sipas institutit, ajo që ka arritur kulmin e degradimit është Serbia, e cila cilësohet si regjim hibrid në indeksin e fundit të Freedom House.

Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Gazeta Si, 2020

“Me ndihmën e mekanizmave shtetërorë, Partia Progresive Serbe (SNS) e udhëhequr nga Aleksandwr Vuçiç, ka shtrirë fuqinë e saj mbi çdo aspekt të shoqërisë dhe politikës. Kapja e shtetit ka rrënjë historike në Serbi, duke çuar në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe qeverisë së Slobodan Millosheviçit, e cila u angazhua në kapjen në shkallë të gjerë të shtetit dhe ku presidenti aktual Vuçiç shërbeu si ministër" vlerësuan ata.

Sipas Institutit Clingendael, që kur SNS erdhi në pushtet në 2012, ka politizuar ploësisht administratën publike, ku besnikëria ndaj partisë në pushtet shpërblehet me punësim.

“Emërimet e bazuara në besnikëri, dhe jo vetëm në meritë, përfaqësojnë një mënyrë të fuqishme për të lidhur mbështetësit (të cilët japin vota) me partinë në pushtet. Pushtet SNS e paraqet veten si rruga më e mirë drejt gjetjes së vendeve të punës ", tha studimi.

"Kur një qeveri e korruptuar mbikëqyr kujt i jepen mundësi ekonomike dhe kush jo, të rinjtë dhe të talentuarit shpesh preferojnë të largohen, duke rezultuar në të ashtuquajturin fenomen" ikja e trurit ", e cila është një nga sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor”, thekson raporti.

Sipas tij, burimet publike përdoren për të kontrolluar median, gjë që lejon qeverinë serbe të ruajë imazhin përballë BE-së.

“Mediat më të mëdha të vendit kanë një qasje pro-qeveritare në raportimin e tyre. Ekzistojnë gjithashtu shembuj të ndryshëm të sulmeve ndaj gazetarëve të pavarur që nuk hetohen nga autoritetet, duke çuar në vetë-censurë” tha Instituti.

Sipas institutit, kontrolli i shtetit ka penguar të gjitha mesazhet e zërave kritikë ndaj qeverisë që të mbërrijnë tek publiku i gjerë.

Ata deklaruan se një pasojë kritike e kapjes së shtetit është se ajo mund të kthejë një vend nga demokraci të brishtë në një regjim të mirëfilltë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë