Nga Gazeta ‘Si’ – “Raportet i kam të mira”, kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Megjithëse, ai nuk pranoi të fliste më gjatë para gazetarëve në përfundim të Samitit të Ballkanit Perëndimor për raportet me homologun nga Shqipëria, ai në lëvizje pohoi se ato janë të mira.
Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama qëndroi në Prishtinë për nder të aktiviteteve që po mbahen për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Megjithatë, Rama nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti në takim kokë më kokë. Madje, në një reagim, zyra e Kurtit tha se Rama po takonte ata me të cilët kishte interes që të rregullonte raportet.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama shpotiti dy herë Kurtin në fjalën e tij. Kur u pyet për “vëllain e vogël” siç i drejtohej Kurtit, ai u përgjigj me ironi se: “Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit ‘Partizani’. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.