Lajme

Rama: Vetting politikës. Berisha: Dëboni Tahirin

Pas gjashtë muaj heshtje, Saimir Tahiri u rikthye në Parlament duke u bërë protagonist i seancës plenare.

Si deputet i pavarur tashmë u ul në fund të sallës, ndërsa Lulzim Basha e tregonte me gisht nga foltorja.

“Në ditën e hapjes së negociatave Rama pati pafytyrësinë të mbrojë trafikantin e drogës Saimir Tahiri. Është koha jo vetëm ta duam po dhe ta meritojmë që jemi europianë, dhe kjo seancë sot me Saimir Tahirin brenda, dhe kuksianët në burg është shprehja më er qartë që ky Parlament janë pengesa dhe barriera kryesore për Shqipërinë Europiane”, tha Basha. Sali Berisha i dedikoi ish-ministrit të Brendshëm një video të cilën e ndau me fansat e tij në Facebook.

Tahiri: Sa ke rrjedhur mo burrë, pse je çmendur kështu?

Berisha: Po festoni me Habiljat.

Tahiri: Po pse je çmendur kështu?

Berisha: E di ci bëri Edi Ramës dje apo jo? Po nuk fole të nxorra dosjen i tha. Ja ku e keni dëshminë ekryeministrit tuaj?

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Pasi demokratët dolën nga salla, ishte Edi Rama ai që hyri. Kryeministri nuk përmendi emra por foli për një fazë të re, që parashikon dënime politikanësh të korruptuar.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Mesazhi i Kryeministrit ngacmoi Tom Doshin që nga vendi i kërkoi Ramës t’i nënshtrohet edhe ai vettingut. Të njëjtin mesazh e përsëriti edhe jashtë.

“Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin”, tha Doshi.

Pasi zgjati mandatin parlamentar me 6 muaj të tjera, Saimir Tahiri zgjodhi të përgjigjej duke cituar fjalët e famshme të Edi Ramës, kur atëherë kryebashkiaku i Tiranës akuzohej demokratët për korrupsion.

“As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteat dhe nuk ka vlerë askush që mind të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj që do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Përtej Tahirit, seanca shënoi edhe një tjetër lëvizje politike me interes. Deputeti i LSI-së, Robert Bitri, refuzoi vendimin e partisë së tij për të braktisur seancë.

Si.

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë