Lajme

Rama uron qeverinë e re të Kosovës: Do bëjë punë të mirë

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën…”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Tëitter.

Të mërkurën, gjatë një seance të jashtëzakonshme, ekzekutivi i drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mori miratimin e Kuvendit, me 61 vota, nga 86 deputetë të pranishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë