Kombetarja

Rama u jep kurajo kuqezinjve: Tani keni radhën të tregoni sa vleni

Kryeministri Rama ka dalë në mbështetje të ekipit Kombëtar para ndeshjes shumë të rëndësishme me Islandën. Rama ka bërë sot një vizitë në kompleksin “Tropikal”, aty ku ekipi zhvilloi përgatitjet e fundit para ndeshjes së sotme.

Mësohet se Rama ka takuar të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues, duke i shprehur atyre besim dhe i motivuar ata për një rezultat pozitiv.

Këtë vizitë të tij pranë ekipit kombëtar, Rama e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku shkruan: “Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen”

Ky takim i Ramës me futbollistët e Kombëtares vjen pas një statusi kritik të presidentit të FSHF, Armand Duka, i cili kërkoi mbështetje për ekipin edhe në këto momente të vështira. Gjithashtu më herët gjatë ditës së sotme mesazhe inkurajuese dha edhe Presidenti, Ilir Meta.

Më Shumë