Politike

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët të shtunën në Shkodër, llogari për punën në terren

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në fundjavë kryebashkiakët e majtë në qytetin e Shkodrës në kuadër të një analize të thelluar për punën e bërë në terren.

Raportohet se në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politikë të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Takimi me kryebashkiakët do të zhvillohet vetëm gjatë së shtunës. Ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë