Lajme

Rama sjell krahasimin mes dy zonave në Itali: Ja pse duhen masat shtrënguese

Kryeministri Edi Rama ka sjellë dallimet në përhapjen dhe përmbajtjen e koronavirusit mes zonës së Lodit dhe të Bergamos në Itali për të argumentuar se përse janë të domosdoshme masat shtrënguese.

“Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në Lodi masat shtrënguese u morën më 22 shkurt, ndërsa në Bergagmo vetëm në 8 mars”, thotë Kryeministrit.

Postimin e shoqëron me publikimin e një grafiku, sipas të cilit koronavirusi u frenua në kohë në Lodi, ndërsa në Bergamo vonesa e masave shkaktoi tragjedinë.

“Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës”, thotë Rama.

Kryeministri poston gjithashtu edhe kamionët e ushtrisë në Bergamo që transportonin mbrëmjen e së mërkurës trupat e viktimave të koronavirusit në zonat e tjera të Italisë.

Rama publikon edhe një foto tjetër që thotë se është karvani i kamionëve të ushtrisë italiane që transportonte mbrëme nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Itaisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157542007616523

“Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo dhe në zonat e Veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese”, shtoi Kryeministrin.

Qyteti i Bergamos, me një popullsi mbi 120 mijë banorë është një prej zonave më të goditura të Italisë, ndërkohë që Lodi është një prej 11 qytezave që u goditën të parat nga koronavirusit, dhe qendër e provincës me të njëjtin emër me një popullsi pak më shumë se 45 mijë banorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë