Politike

Rama sërish ftesë Bashës për dialog: Mos ia kurse popullit shqiptar këtë nevojë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulën në një tryezë për dialog.
Pas deklaratës së Bashës se nuk ishte koha për propagandë, Rama tha se nuk e kuptonte këtë qasje refuzuese.
“S’e kuptoj qasjen refuzuese të nevojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëra-tjetrën. Është koha që të reflektohet. Politika ka lindur për këtë. S’e kuptoj që të ulen në tryezë përfaqësia që ka zgjedhur ky vend të jetë propagandë. Propaganda është që të lësh njerëzish në pasiguri, kur ke mundësi që të bësh më shumë dhe flet që gjera që u takojnë të tjerëve. S’dua të bej polemika. Por i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos t’ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë. S’po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Po nuk duhen fjalët, por hapat. Nuk e vë aspak në dyshim që s’ka rast për hipokrizi, pasi mendoj se mesazhi ka qenë i sinqertë”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë