Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton tradicionale e familjare me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Në foto, Rama ndodhet në krah të Trump, ndërsa Linda Rama në krah të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump.

Rama e markon foton me shënimin “Photo of the Day”, ose fotoja e ditës. Fotografia në fjalë është tradicionale, që Presidentët e SHBA e realizojnë me të gjithë udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Presidenti Trump kishte parashikuar një takim me udhëheqësit e rajonit tonë, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Por takimi është anuluar pas nisjes së procedurave për shkarkimin e Donald Trump nga ana e demokratëve në Kongres.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.