Lajme

Rama për mediat greke: Shqipëri-Greqi do mbyllet me pakt të ri

Gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve greke “Ana”, kryeministri Rama u shpreh se “Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik”.

Kryeministri foli për marrëveshjet Shqipëri-Greqi dhe pikat e vështira që kërkojnë zgjidhje. Ai thekson se nuk kërkohet vetëm zgjidhja e tyre, por kalimi në një fazë tjetër bashkëpunimi.

“Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu kryeministri Rama vlerësoi edhe samitin e Londrës për Ballkanin Perëndimor, që u  mbajt ditën e djeshme.

“Ky është një proces i rëndësishëm që filloi pesë vjet më parë dhe vazhdon, unë mendoj se jemi në ritëm të mirë. Ajo na ndihmon për të na mbajtur së bashku dhe të na bëjnë të lëvizim së bashku. Sigurisht, kjo ndodh një kohë kur gjërat në Europë nuk janë aq mirë, kështu që duket si një mallkim ballkanik. Kur Europa po shkonte mirë, ne kishim probleme, tani po përmirësohemi ne dhe Europa po përkeqësohet”, shtoi kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë