Politike

Rama: Do shkoj në Bruksel e do flas për Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Bashkimit Europian, pas lajmit të dhënë nga Oliver Varhelyi se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Do të marrim pjesë në takimin e Këshillit të BE. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë që të dëgjohemi mbi idenë e një komunitetit të ri politik europian, që ne e mbështesim, por Ballkanin e Hapur, që shtyn përpara shpirtin e Europës dhe për pengmarrjen bullgare ndaj nesh, që e shkatërron këtë shpirt të Europës”, shkruan Rama.

Pavarësisht se lajmi i heqjes së vetos bullgare është dhënë nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, Rama shprehet sërish pesimist.

“Sapo dëgjova që diëka po lëviz sot në Bullgari. Shumë shpejt për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende anëtare të NATO-s teksa në kufijtë e Europës zhvillohet një luftë”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë