Politike

‘Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin’, Flutura Açka reagon ndaj deklaratës së Ramës për Samitin e BE-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas një qëndrimi jo të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama, por që e la të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE.

Përmes një postimi në “Facebook”, Açka ka kërkuar dorëheqjen e tij.

“Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor? Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyete në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo? Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre”, shkruan Açka.

“Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?

Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm…”, nënvizon ndër të tjera Açka


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë