Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje sërish medieve që të jenë të kujdesshme në transmetimin e lajmeve. “Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri ka lëshuar një tjetër paralajmërim, duke theksuar se mund të ndërmarrë akte që nuk i shkon ndërmend në imagjinatë. “Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rama edhe më herët ka sulmuar analistët e medieve ndaj qëndrimeve që kanë mbajtur për përballimin e situatës së krijuar nga tërmetet, duke i kërkuar që të mos hidhnin helme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.