Politike

Rama, opozitës: Edhe Rajmonda Bulku do teatër të ri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën te Teatri Kombëtar.
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë me anë të një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka dhënë një tjetër mesazh për projektin e Teatrit dhe të gjitha projektet e qeverisë që janë realizuar në kryeqytet.
Kryeministri shprehet se projektet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës janë realizuar, pavarësisht protestave të opozitës dhe liston disa nga projektet në kryeqytet si ai i Bulevardit të Tiranës, Parkut, etj.
Mesazhin e tij kryeministri e thekson edhe më shumë me anë të një shprehjeje popullore ku thotë “Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/446355706215182/?__xts__[0]=68.ARAtVXGP7gZkAZAnwxRYXNeRc3DQi1_uP6QE_XpXpi5nv1J9s7XusB93u1GLYjzuh8Ugljw9VYgBbaNzq6TE2-1fSVfgMYuEC2EbbEED1_TXrFn8nfM7-snWPHUIFTYozBmp6nCX33AnCsPfa8HD9y4dJ6n5hplS344WvIWI1JfC6yXm-DWZ9BQYCHqlJRax8vuekFfxs6xZIA4z-eec8SIO5ZlFZ1An2G0EWVnjnQ3COMJtSRpZWI1eASOZtCMtwoAy2BeBLA4QE21sCVT5eU-YYSTX1nbnc6cWkhrlaUezdwluRZpO3pnwV7VWVMuUJVewcBuqtkWo_kiKSZ2UwhSotWtR2HT1&__tn__=-R

Po ashtu në një postim të dytë, kreu i qeverisë jep një tjetër mesazh duke u mbështetur te një shprehje e shkrimtarit të njohur brazilian, Paulo Coelho.
Sipas Ramës, ca njerëz jetojnë gjithmonë në luftë me të tjerët dhe veten, e kjo, sipas tij i bën të shpikin vepra teatrale imagjinare.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156858735016523?xts[0]=68.ARCGL73-N_SMJvVqu1RXjH9NrUlGUiidQPBLFCTNJb1H_99omAk69as_7_uKPO6aaA3dOW4prYswRkuWvKe0egua283l6PqzerJqGzNfE9n1Ez_URLqhDdMNrlrsnB23N_MKo8bqF9MzRVHSehiDLD03MxHUge9xflfJXsSutspMnB5imJGVExLpbcytqYSHi6NCSu-Uk6h3VV6yhqe9coI6OuLZiaMVId8DvfkCiUSv77WtYbS-umBE4s-sx4HTPUiv4gIPR_XPVomRTe8Atvk---NJ-5Icv8l-UHKNs6pQZMAH_DOHmPJdYuwJxSkbs0xPr5SUl_rI4CFs&tn=-R

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tretë brenda ditës për çështjen e Teatrit. Rama vazhdon të insistojë se ata që janë rreshtuar në mbrojtje të Teatrit janë vetëm një minorancë teatralo-politike.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka publikuar një deklaratë të aktores Rajmonda Bulku, ish-deputete e Partisë Demokratike, e cila thotë se nuk ka asnjë dyshim që godina e teatrit duhet shembur, pasi kushtet janë mizerabël.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156858788911523/?type=3&theater

Raimonda Bulku: Teatër të ri, por mos shkul të vjetrin

Ndërkohë, edhe vetë aktorja Raimonda Bulku i është përgjigjur kryeministrit pas postimit të deklaratës së saj në “Facebook”.
Aktorja e njohur, Raimonda Bulku, lidhur me deklaratën e saj të dhënë kohë më parë, për domosdoshmërinë një teatri të ri shprehet se duhet ndërtuar një teatër i ri, por jo duke shkulur të vjetrin.
“Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave te mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi!
Respekto traditën!
Ruaje historinë!
Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin!
Aktorja shpreh keqardhjen që nuk ndodhet mes kolegeve në teatër, pasi është jashtë duke mbajtur mbesën për të cilën dëshiron të bëhet aktore teatri.
“Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegesh në teatër…!!!! Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri….!!!”, përfundon aktorja Bulku.

https://www.instagram.com/p/B0VsTlpATqF/

Ditën e djeshme situata para godinës së Teatrit Kombëtar agravoi tej mase dhe shkak për këtë u bë rrethimi i godinës nga forcat policore. Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti artistët nisën thirrjet në adresë të qytetarëve për t’u mbledhur për të mos lejuar që godina të prishet. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe qytetarë u mblodhën para sheshit të godinës, duke u konfrontuar edhe me forcat e policisë. Në mbështetje të artistëve shkoi dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha e përfaqësues të Partisë Demokratike, që siç duket tashmë çështja e Teatrit është kthyer në një kauzë të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë