Lajme

Rama nga Lushnja për kumarin: Braçe nuk sulmohet lehtë, opozita nuk na mund

Në një takim me qytetarët e Lushnjes, paraditen e së shtunës, kryeministri Edi Rama është ndalur në vendimin më të fundit të qeverisë, për mbylljen e kazinove dhe basteve. “Me gra dhe vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit, për të diskutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit në konsumin familjar”, shkruante kryeministri në faqen e tij të Facebook-ut.  Rama ka kaluar edhe në falënderime emrash të përveçëm mes tyre edhe deputetin Erjon Braçe. Ndërsa  ka kujtuar serinë e sulmeve dhe mesazheve kërcënuese në adresëtë Braçes dhe deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, Rama tha “Falënderoj padyshim Erjon Braçen, që e shohin të vogël dhe iu duket i lehtë për ta sulmuar, por nuk e dinë që kur të kthehet mbrapsht është pesë herë sa unë, më mirë të më sulmosh mua pesë  herë se s’ka rreziksesa ta sulmosh Erjonin një herë”,  tha Rama.

Nuk kanë munguar as mesazhet për Opozitën nga Lushnja, ku kryeministri ka theksuar shanset e pakta që opozita të mundë maxhorancën.  “Janë të humbur me ne, nuk kanë shans të na mundin për një mijë  enjë arsye që lidhen me njerëzit, nëse duhet të fitojnë duhet të fillojnëanalizën nga vetja, jo ta hedhin fajin jashtë vetes dhe përtej kësaj ajo që na takon, vetëshkatërrimin e kanë zgjedhur vetë, ndërkohë që në rrugën e gjyqeve do t’i çojmë ne, do rrinë nëpër dyert e gjyqeve për një kohë të gjatë dhe do japin lekët kokërr më kokërr për çdo shpifje,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë