Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar edhe njëherë se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.
“Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës. Keqardhja për mesazhet nga burgu 313. Jam shumë i bindur se ky grup parlamentar, do t’u jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre që janë të sëmurë nga marrëdhënia me fatin. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri te garat e katërkëmbëshit e faunës botërore dhe basteve online. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, lotoje në zonat e banuara. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje”, është shprehur Rama.
Gjithashtu, Rama shprehu keqardhjen e tij për faktin se mbyllja e kazinove elektronike dhe basteve sportive ka kthyer deputetët në shënjestër.
“Është fatkeqësi që ata që sot mungojnë këtu (opozita) janë në krye të atyre që po luftojnë dhe po agresojnë deputetët e mazhorancës me mesazhe”, deklaroi Rama.
Ai sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, prijësi legjendar mban anën e basteve dhe është njëherësh në krahun e tyre.
“Lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.