Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria shqiptare është në diskutime për të sjellë në Shqipëri edicionin europian të “Globe Soccer Awards”.
Ai tha se janë në “garë” me Madridin për të mbajtur eventin ku vlerësohen arritjet në futboll, teksa tha se ka shumë arsye për të besuar se zgjedhja do të jetë Tirana.
Rama shtoi se do të ishte fantastike nëse çmimit i futbollistit më të mirë do t’i jepej Lamine Yamal në Tiranë.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne.
Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.