Lajme

Rama në Korçë: Shtet-bërje europiane, s’fshihemi nga të vërtetat

Kryeministri Edi Rama, në dëgjesën publike të zhvilluar paraditen e sotme në Korçë, ka thënë se procesi i hapjes së negociatave ka filluar. Rama tha se Shqipëria ka 12 muaj kohë për të ndërtuar strukturat e kërkuara nga BE.

Kryeministri tha se Shqipëria ka hyrë në procesin e “shtet-bërjes” europiane.

Kemi 12 muaj kohë për të ngritur strukturat. Ato nuk janë për deri më sot, por në vazhdim. Mali i Zi sot është në proces. I gjithë ky proces është ndërtimi i shtetit brenda shtetit. Shtet-bërje europiane. Ne nuk e duam procesin e integrimit për t’u bërë anëtarë. Ky proces është themelor për të plotësuar shtet-bërjen sepse ka dije kryesore. Do t’i bënim si me datë si pa datë. Ne sot në Shqipëri kemi numrin më të ulët të vrasjeve sipas statistikave. Jemi tek mesatarja për numrin e vrasjeve në vit. Ky vit është edhe më i mirë. Ka edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. E filluam me 0.ca rritjen ekonomike sot i ka kaluar 4%. Është e pakuptueshme për mua të gjithë atë lukuni komentatorësh nëpër studio: Populli s’ka punë e populli s’ka bukë. Problemi në Shqipëri nuk është buka, por përmirësimi i kushteve për shumë komunitete dhe familje. Ne nuk fshihemi nga të vërtetat. Sot në panairin e punës në Korçë, kishte 720 vende të reja pune. Duan apo s’duan këta me propagandën terrorizuese të fundit të botës. Rrogat janë të ulëta por kështu janë në të gjitha vendet e rajonit, por rrogat s’rriten me dëshirë. Derdimenë që flasin pse s’rrisni rrogat. Po mirë mo, po Gjermania pse s’i bën rrogat nga 10 mijë euro. Ne gjetëm një mal me borxhe.

Efendilerë që shajnë pa dallim, burra e gra. Esadistët e rinj të këtij vendi.

Thonë se do popullin, kush mund të vijë këtu të harxhojë kohë për t’u tallur. Ka një rregull. Gratë të parat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë