Politike

Rama në ceremoninë e varrimit të Shirak, takime Clinton e Orban

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë shtetëror që organizohet për varrimin e ish-presidentit francez Zhak Shirak. “Paris, Hôtel de Marigny - Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, shkruan kryeministri në Facebook.

Shefi i qeverisë ka postuar edhe disa foto së bashku me presidentin Thacci, ku spikatin takimet me liderët botërore. Në Paris, Rama është takuar me ish-presidentin Bill Klinton, kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, apo dhe presidentin slloven Barut Pahor. Princi Albert II i Monakos, kryeministri belg  Charles Michel, presidenti afgan Karzai dhe emri i Kuvajtit janë personalitetet që kryeministri i ka takuar. Gjithashtu kryeministri ka takuar përfaqësues të vendeve skeptike të BE-së, e kjo ka shërbyer edhe si mundësi për të lobuar në pritje të vendimit për negociatat ku Këshilli i BE-së pritet të marrë më 18 tetor.


Më poshtë foto galeria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë