Lajme

Rama mbledh ministrat në Vlorë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur anëtarët e kabineteve në vilën qytetare në Vlorë.

Në mbledhje pritet që ministrat të raportojnë për punën e tyre gjatë vitit, projektet e realizuara, ato të parealizuara dhe vështirësitë që kanë hasur.

Të pranishëm në takimin e sotëm, përveç ministrave të qeverisë “Rama 2”, janë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndonëse vëmendja e mediave është fokusuar te ndryshimet në qeveri, mësohet se gjatë mbledhjes së sotme Rama nuk do fokusohet në këtë drejtim.

Kryeministri Rama pritet të marrë vendime në javët e para të shtatorit. Me shumë gjasa ndryshimet ai do t’i shpallë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, për të cilën nuk ka ende një datë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë