Lajme

Rama: Ligji për lojërat e fatit të enjten

Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar për situatën në vend si dhe dy nismat e maxhorancës.

Kryefjalë e mbledhjes së socialistëve mësohet se ka qenë ligji i basteve dhe ai për shpifjen. 

Kryeministri Rama ka porositur deputetët të mos mungojë asnjë në seancën e së enjtes ku do të votohet ligji për lojërat e fatit. Po kështu Rama iu ka kërkuar ligjvënësve socialistë të denoncojnë çdo shpifje.

E me sa duket për këtë të fundit maxhoranca ka ngritur një ekip avokatësh për ta ndjekur ligjërisht.

“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet t’i bashkohet votimit. Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes.

Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje”, ka thënë kryeministri Rama gjatë mbledhjes së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë