Lajme

Rama: Kurba nuk po rritet me shpejtësi si rezultat i masave të marra

Në një tjetër video-mesazh Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar që duhet të rezistojmë për ekzistencë.
“E keni parasysh babin kur rreptësohet dhe të shkul veshin, e bën se të do të keqen apo e bën se nuk të do si dritën e syve. Të gjithë jemi mërzitur, edhe me babain por të gjithë kemi kuptuar që kur babi rreptësohet diçka nuk shkon me ne. Mua më ra për hise t’jua them dhe të bëj gjëra që nuk kanë si t';ju pëlqejnë dhe t’ju gëzojnë nuk kanë sot tu duken të përshtatshme kur unë bëj rolin e babait, por si mendoni ju më pëlqejnë mua?,” u shpreh ai.
Duke bërë krahasimin se vendi funksionon si në shtëpitë e çdo qytetari, rithekson se kjo gjendje nuk gëzon askënd. Kryeministri shtoi se shifrat e papunësisë rriten përditë për shkak të rënies së punës.
“Unë ju tremb dhe ju frikësoj ju, në vend që t’ju jap shprese se t’u them të ruheni dhe të mbroni veten, të mbroni familjen tuaj nga kjo mortje që i ka rënë të gjithë planetit dhe kërcënon të na gri si mish qeni,” ka deklaruar Rama.

Grafiku i pergatitur nga gazeta "Si" tregon trendin dhe parashikimet qe ne fakt mbeshtetisn argumentin politik te zotit Rama


Ndër të tjera Rama tha se, matanë detit, në Itali vuajnë mijëra shqiptarë më keq se këtu. Rama deklaroi se nuk kemi rrugë tjetër përveçse të shpëtojmë jetën e familjarëve tanë, duke bërë fiks këtë që po bëjmë. Kryeministri tha se asnjë shtet nuk mund të garantojë vazhdimin e jetës normale, por mund të garantojë mbrojtjen e jetës së secilit në këtë luftë. Më tej kryeministri theksoi se nuk po përballemi me një numër të madh të vdekurish, vetëm se po bëjmë gjënë e duhur. Rama nënvizoi se është pikërisht rezistenca arsyeja pse kurba nuk po rritet.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1923074194492386/

“Kurba që nuk po rritet është rezultat i kësaj rezistencës. Dhe ka vetëm një rrugë rezistencë, për ekzistencë asgjë tjetër. Shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë nga uria, sepse edhe në kohët më të vështira të historisë kanë mbajtur njëri-tjetrin,” u shpreh Rama.
Ai tha se pensionistët nuk do të aplikojë për pensione se nuk do të dalin nga shtëpia dhe ata që janë të vetmuar do të ndihmohen nga shteti. Ai deklaroi se ashtu siç ka thënë edhe më parë, do të indeksojë pensionet në fillim të Prillit dhe do të japi edhe 20 milion euro, ndërkohë që thekson se ndihma e qeverisë nuk mbaronte kaq. Kreu i qeverisë tha se kjo ndihmë do të vijojë në drejtim të qytetarëve duke parë dinamikën e “luftës”.
Duke bërë krahasime me Shtetet e Bashkuara, kryeministri tha se kjo luftë nuk mbaron për dy javë.
“Presidenti i’u thoshte deri dje, do iki kjo , do iki, e shikoni sot se çfarë i‘u thotë Amerikanëve,” tha Rama, ndërkohë që deklaroi se ne nuk mund të krahasohemi me Amerikën në asnjë gjë, nuk mund t’ia lejojmë vetës të lëshohemi dhe duke vënë në diskutim jetën e të tjerëve.
Rama deklaroi se kjo është një luftë për ekzistencë. Ai tha se askush nuk e di se kur do të mbarojë e gjithë kjo. Kryeministri tha me siguri së nëse vazhdojmë kështu do ta kalojmë këtë situatë pa shumë viktima dhe do t’i hapim më shpejt se të tjerët rrugët e jetës normale.
Rama shtoi se nëse lëshohemi me idenë të dali ku të dalë do të bëhemi turpi më i madh i gjithë historisë së këtij vendi dhe gazi i planetit. Sipas tij, nëse ndjekim masat e marra ne do t’ia dalim më shpejtë se të tjerët sepse ne i morëm masat në kohën e duhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë