Lajme

Rama josh PD e LSI, ish-ministri Bode anëtar në Bankën e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë mund të kthehet një institucion për të arritur një kompromis politik mes mazhorancës dhe opozitës. Kur kriza politike duket e tensionuar mes dy kampeve të politikës, mazhoranca ka ndërmarrë një lëvizje për të zbutur qëndrimet e ashpra të opozitës, duke propozuar si kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë figura të rëndësishme brenda së kampi opozitar.
Qeveria ka propozuar që anëtarë të Këshillit të Bankës të jetë pikërisht ish-ministri i Financave në qeverisjen e PD-së, Ridvan Bode. Njeriu që dikur ishte sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, rivali më i egër kur socialistët ishin në opozitë është propozuar sot për të qenë pjesë e Bankës Shqipërisë

Berisha dhe Bode në mbledhjen e Parlamentit

Bode pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së u largua nga strukturat e kësaj partie, madje nuk u përfshi as në listën e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ish-ministri i Financave ka mbajtur një linjë të ashpër ndaj Bashës, duke e akuzuar për mënyrën se si po e drejtoj PD-në.

Qeveria nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë post ka propozuar tre emra si propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: Suela Popa; Edlira Luçi dhe Ridvan Bode.
Ndërkohë që në listën e kandidatëve është Suela Popa, e cila është bashkëshortja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ajo më parë ka qenë drejtore Agjencisë e Zhvillimit Buqjësor dhe Rural, e shkarkuar nga qeveria Rama, pas prishjes së koalicionit me LSI-në.

Suela Popa, bashkëshortja e deputetit të LSI, Vangjel Tavo


Ndërsa Eldira Luçi është pedagoge e Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Pas hapjes së këtij procesi në Këshillin e Ministrave kishin shprehur interesin 38 kandidatë. Pas kësaj liste, Qeveria përzgjodhi tre kandidatët e mundshëm për t’u votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë që Kuvendi, nëpërmjet komisionit parlamentar të Financave është në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, ku në këtë listë janë edhe emrat e ish-ministrit të Financave, Arben Malaj.

Edlira Ruçi


Në media sot u përfol se Kuvendi kishte përzgjedhur deputetin e PD-së Florion Mima, si dhe ish-ministrin e Financave, Arben Malaj dhe Artan Hoxha.

Ndërkohë që një gjë e tillë përgenjështrohet nga burimet brenda PD-së, si dhe nga vetë Mima. Ndërsa deputetët e PS-së të kontaktuar nga Gazeta SI theksojnë se akoma nuk janë përzgjedhur emrat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Pra ende nuk ka një raport.

Kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe në një reagim për Gazetën Si shprehet se “ende nuk i ka përzgjedhur kandidatët që do t’i propozohen seancës për t’u votuar si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë”.

Në listën e parë të publikuar nga Kuvendit, emri i deputetit demokrat Florion Mima nuk ekziston.


Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: -Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; -Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; -Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë: arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare; të mos kenë pengesa të parashikuara në nenin 47 të ligjit.

Fillimisht pati një debat në lidhje me mandatin e guvernatorit Genti Sejko, i cili u zgjodh në këtë detyrë pas shkarkimit të Ardian Fullanit. Por mbi bazën e interpretimeve Sejko do ta ushtrojë të plotë detyrën e tij, pas votimit që Kuvendi bëri më 5 shkurt të vitit 2015. Anëtarëve të KM-së së Bankës që iu ka përfunduar mandati janë Dhori Kule, Elisabeta Gjoni, Ela Golemi, Arben Malaj dhe Petraq Milo.

Lista e Qeverisë për kandidatët që aplikuan për anëtar të Këshillit të Bankës

Alba Qirjazi

Albana Dhimitri

Aleko Polo

Arben Zibri

Arjeta Abazi

Artan Celo Boraj

Artur Ribaj

Azmi Stringa

Bardhyl Ceku

Brunilda Duraj

Denada Prifti

Drini Imami

Edlira Luçi

Ela Golemi

Elira Kokona

Elona Gjika

Elvin Meka

Elvis Cibuku

Elvis Ponari

Elvis Zerva

Ergys Misha

Ermir Hajdini

Fatmir Kola

Flutura Veipi

Ines Muçostepa

Ingrid Buçka (Shuli)

Majlinda Demko (Gjata)

Najada Xhaxha

Nikollaq Pano

Oltion Rrumbullaku

Pandi Madhi

Redih Lleshi

Rezarta Bitri

Ridvan Bode

Seimir Elbasani

Suela Popa

Visar Malaj

Vjollca Braho

Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend
 Vjollca Braho
Bardhyl Ceku
Leontijev Çuçi
Sulo Hadëri
Artan Hoxha
Altin Hoti
Oljan Kanushi
Genc Koxhaj
 Arben Malaj
Visar Malaj
Luljeta Minxhozi
Ergys Misha
Nikollaq Pano
Drini Salko
Arben Xibri

Më Shumë