Lajme

Rama inspekton konviktet tek Inxhinieria e Ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentet.
Kreu i qeverisë ka parë nga afër dhomat dhe kushtet e reja që ofrojnë konviktet. Deri më tani janë dy godina të mbaruara, ku bie në sy ndryshimi me godinat e vjetra. Aktualisht janë akomoduar 570 studentë, ndërsa deri në përfundimin e rikonstruktimit të plotë të katër rezidencave pritet që të akomodohen 1080 studentë. Ndër risitë e këtyre godinave janë interneti në çdo dhomë, kuzhina në çdo kat, sistemi i emergjencave. Kryeministri Rama u takua edhe me studente.
“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars. Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë. Por, nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/367483077391477/?__xts__[0]=68.ARAbGOmhcY4djo1VbRsv7hEsN-YmnvicH9antFOg6bCq89FReAO-fdObY-wbUVNKqMRHtc8ztF6g6-KOwe-t7FpQFi0Yfo1jtljq9FKaDGbJMu2oh3nJwrsW4o-9XZRLMSVu9j6zeguFowht6rt1AH1v9mjbxSsPI-pPeAnwIofx-UmjqRQxT7e2sK_LmGSs52DzaCz4Y73hLmP3Rpst1qux4ksYb8cKff-iiSP68VFeOfZARJWYYTrKJYhQY6PodcYtd0AF5aA164Ea4URM6to7_POLDyVMqgsxL1VeuRA1X1URQVlk9Mt94n7ZW5uTBuso5QQVS7FCLpvznL-VMt8jIAs&__tn__=-R

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një transmetim live nga FB, Kryemadhi u shpreh se ky nuk është një investim i qeverisë shqiptare, por është projekt i qeverisë gjermane. Për më tepër, sipas saj ky projekt duhet të kishte përfunduar tashmë.
Kryemadhi paralajmëroi Ramën se nuk do i ndahet këmba-këmbës pas çdo mashtrimi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1943749855660476/?__xts__[0]=68.ARBE9Zm44UclTBjomIQiPSn_nCqu3jL8CU2kEDXFIX1SYITkk2EzWHcePGuszdiVsxXaQCHQz2qdfZd3Bs5cFlA_8fikWFvy65S35ZRWM3Dx_xRiFVtuGgRE34WTlfobBYI4eHs6u6l-m4FYb2gM2FbMZkXrGlviGaqomc5HwnOrvxbL9cng7u-2QtAwdKDnbHRbIYJHjtjoBxALgmJc1db1fkKmyghcCLQ6TWbJcM_wjYRyHveMKuY4hYDjt0fHvLUgNam3eWpOo9wGw41B4GuX3zvHPYUygzmx_Cr82BQhHZ5Y5AhrrDUmu-NjYvJIZINOtIj7ClgemvQP8IDLyyiqeHSc4UKYQjAYTQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë