Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha pas akuzave të tij se integriteti i Prokurimeve Publike ka rënë me 14 pikë.
Berisha akuzoi kryeministrin se mashtroi qytetarët duke nxjerrë shifra të pasakta, por shefi i qeverisë përmes një postimi në X, thotë se Shqipëria ka pasur një rezultat të mirë në portalin evropian të matjes së integritetit, ku u përfshi për herë të parë.
“Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, shkruan Rama.
Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2026
Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të… pic.twitter.com/a4vXMTgtuB
Më tej, ai shprehet se Shqipëria sipas tij sot vlerësohet si kurrë më parë në fushën e Prokurimeve ndërsa shton se është bërë një progres i ndjeshëm.
Sipas tij, me ministren virtuale Diella, niveli i integritetit dhe shpejtësisë në këtë fushë do të arrijë atë europian.
“Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”, shton Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje