Politike

Rama fton Bashën në tryezë: Koha e bashkimit konkret

Kryeministri Edi Rama fton opozitën që të ulen në një tryezë pa humbur kohë për të hedhur propozimet konkrete mbi zgjidhjen e situatës.

“Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike”, shkruan ai përmes rrjeteve sociale.

https://twitter.com/ediramaal/status/1200761288223268866

Kreu i Qeverisë i drejtohet drejtpërdrejtë Lulzim Bashës, të cilin tërthorazi e uron për vetëpërmbajtjen në fjalor.

“Është koha e bashkimit konkret, sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!”, shton Rama.

“Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”, mbyll ftesën e tij kreu i Qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë