Lajme

Rama flet për reformën në drejtësi, ndërhyn Doshi: Edhe ti do ta bash vettingun!

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ku tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

Si.

 

Më Shumë