Politike

Rama firmos ‘Memorandumin e Kuçit’, është i sigurt që të dielën fiton të paktën 78 deputetë

Nga Gazeta ‘Si’- Njësoj si katër vjet më parë, në të njëjtin vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.

Në këtë “dokument”, të firmosur në një nga lokalet e fshatit, Rama shkruan se është i sigurt 100% që Partia Socialiste do të marrë të paktën 78 mandate.

Gjithashtu ai lë një mundësi 50% për të shkuar deri në 88 deputetë – një shifër që do t’i garantonte një supermazhorancë në Kuvend.

Rama ka hedhur bastin se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë 1 deputet më shumë në Dibër e Shkodër, dy qarqe që më parë janë parë si bastione të së djathtës.

Po ashtu ai shpreh bindjen 100% se PS merr 1 mandat shtesë në qarkun e Elbasanit dhe të Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë