Politike

Rama falenderon ambasadorët, premton se nuk do ketë rritje taksash

Pak minuta më parë Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj në vendon tonë. Më së shumti ai theksoi tragjedinë e 26 nëntorit dhe falenderoi trupat e kërkim shpëtimit nga rajoni dhe Europa për punën e tyre të mbrekullueshme.
Ai u shpreh se pavarësisht se është i gjatë në trup, këto ditë i është dukur vetja më i shkurtër sesa Erion Braçe, duke e ndjer veten tepër të vogël përballë të gjithë atyre që ndihmuan në tërmetin e 26 nëntorit. Ai shpërndau medalje ari për ambasadorët e vendeve që ndihmuan Shqipërinë.
Më tej kryeministri tha se kurrë nuk i ka publikuar dhe as ruajtur mesazhet e ambasadorëve, por këtë herë ai ka ruajtur mesazhin e Lejla Moses-Ones të dërguarës nga SHBA.
“Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai theksoi se qeveria tashmë ka ngritur një Komitet të Rindërtimit dhe i ftoi ambasadorët të qëndrojnë krah Shqipërisë për të kaluar kërë situatë të vështirë. Gjithashtu kryeministri shtoi se edhe pse fatkeqësia goditi rëndë ekonominë, qeveria nuk do të shtojë asnjë taksë të re ndaj qytetarëve dhe nuk do të pengojë investimet madhore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë