Politike

Rama: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama deklaroi me bindje se Partia Socialiste nuk do marrë më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa po mbante një takim elektoral në Kavajë, Rama tha se Shqipëria, me të në pushtet, sipas tij ka bërë rrugë të gjatë pasi ka qenë jashtëzakonisht mbrapa.

“Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli po të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate. Nuk e prish dot llogarinë”,tha Rama.

Ai ironizoi edhe kreun e PD Sali Berishën, të cilit, sipas Ramës, ‘i është fikur llampa’.

Në fund ai shkëmbeu edhe batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme të kryeministrit në plazh.

Rama tha se deti po i kujtonte foton kur kishte dalë foto lakuriq. Sakaq, ndërhyri Majko.

 “Edhe kolegëve të PD-së i thashë se ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne”, tha Majko pasi Rama kujtoi se foton ia publikoi asokohe opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë