Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Twitter” ka reaguar ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë rritjen ekonomike në vend.
Ai shkruan se vetë Banka Botërore në raportin e ekonomisë për rajonin, theksin e vë pikërisht te Shqipëria.
Kryeministri Rama ka një pyetje për të gjithë kritikët që i quan helmnxjerrës realë dhe digjitalë, të cilëve iu kërkon të sqarojnë nëse edhe Banka Botërore është jashtë realitetit me raportin që nxjerr.
“Banka Botërore në njoftimin e saj mbi raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike! (Kjo ngre pyetjen për t gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?)”, shkruan kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.