Taksa

Rama: Do të hetohen për evazion kompanitë me paga shqetësuese. Kohë për rregullime deri më 20 janar

Kryeministri i vendit Edi Rama, tha se do të ketë një hetim të thelluar për pagat në media dhe evazionin nëse deklarimet e disa pagave shqetësuese nuk vetërregullohen deri më 20 janar.

Referuar publikimit të listës së pagave disa ditë më parë, Rama në konferencë e cilësoi si të papranueshme dhe skllavëruese deklarimin fiktiv të pagave.   

“Jo çdo gjë e keqe vjen për keq, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe atyre që kanë pasur mundësi ta shohin atë pasqyrë dhe askush nuk do të mund të në thotë që po sulmojmë askënd. Situatë e papranueshme e pagave në media. Askush nuk na thotë dot që po sulmojmë mediat duke kërkuar që të gjitha kompanitë që japin paga fiktive të rregullojnë vetëdeklarimet“, tha ai.

Kryeministri tregoi se Drejtoria e Tatimeve ka përgatitur një letër që do t’i dërgohet të gjithë tatimpaguesëve me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje flagrante me kapacitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë