Politike

Rama : Çelja e negociatave, dritë jeshile për në KE

Kryeministri i vendit Edi Rama nga Nju Jorku ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është shprehur në një intervistë në ERTVse çelja e negociatave me 9 kushte, është si një dritë jeshile për të shkuar në KE me një Po për çeljen e negociatave që është një process për të aspak i thjeshtë dhe i gjatë përmbushjesh kushtesh.
“Duke çelur negociatat kemi çelur një rrugë për të plotësuar mijëra kushte për çdo aspekt në të mirë të Shqipërisë. Negociatat nuk janë për ta çuar fizikisht diku tjetër, por për ta bërë Shqipërinë një vend europian.”- tha Rama duke shtuar se “ Jam i inkurajuar dhe i jam mirënjohës Kancelares. Kanë bërë gjënë e duhur duke mbështetur Shqipërinë, mirëkuptoj edhe ata që votuan kundër çeljes së negociatave.”

I pyetur për Reformën Zgjedhore, qëndrimi i kryeministrit është përshpejtimi i procesit të reformës. Ai tha se të gjithë janë të mirëpritur për më shumë dhe se “Rekomandimet e OSCE ODHIR Janë të qarta dhe ne duhet ti përmbushim këto kushte. Procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë. Do përmbushim kushtin dhe të garantojmë një ligj zgjedhor që ka brenda gjithë rekomandimet e OSCE, mirëpresim të gjitha kontributet dhe idetë. Kemi një ide që vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë të realizohet, por prioritet është kalimi i të gjitha ndryshimeve të ligjit zgjedhor që kanë Brenda të gjitha rekomandimet e OSCE ODIHR.”

Shqipëria u shpreh Rama, duhet të realizojë sa më shpejt vendet që janë të zbrazura në sistemin e drejtësisë. Rekomandimet e OSCE dhe pastrimi i reformës janë gjërat kryesore. Ndërsa për pjesën e dytë na duhet parlamenti dhe vetëm kaq.

Për Procesin e Vetingut ai tha se ka ecur me ritme më të shpejta se ato të kërkuara, por tani Bundestagu kërkon plotësimin e institucioneve dhe pastaj të futemi në konferencën e parë me të gjitha vendet për të përgatitur kornizën e negociatave që është proces më vete.

Për Presidentin serb dhe kryeministrin Zaev, Rama u dakordësua për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen. Takimi ka rëndësi, u shpreh Rama, nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë.

Për këtë çështje Rama u shpreh se “Shengeni Rajonal” do të ndihmonte në heqjen e kufijve në Ballkan për njerëzit dhe mallrat. Ai shtoi se vendet e rajonit së bashku janë më të fuqishëm dhe krijojnë treg më të madh sesa të copëtuar.

“Shengeni Rajonal? Po jam shprehur më herët dhe për këtë kam marrë edhe akuza se kush e ka dëgjuar thotë se hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Na është dhënë mundësia që në këtë Asamble të jemi me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin maqedonas. Na ka rënë për pjesë për të diskutuar për bashkëpunim të tre vendeve, që nuk është përjashtues ndaj vendeve të tjera. Përkundrazi është hap për të nxitur edhe të tjerët që të bashkohen.”-theksoi Rama.

Kryeministri tregoi gjatë intervistës gjithashtu se, biseda me Trump ishte e shkurtër, por e këndshme, duke shtuar se me Trump “rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera”.

Kryeministri Rama bëri me dije se pati po ashtu një takim me presidentin grek, “si takimi i parë i prezantimit miqësor”. Ka një vullnet pozitiv nga dyja palët, tregoi ai, për të çuar përpara procesin e zgjidhjes së çështjeve të vjetra mes dy vendeve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë