Kryeministri Edi Rama e cilësoi bashkëpunimin me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si ngushëllim ndaj burokracive të shtuara të Brukselit për procesin e integrimit europian.
“BERZH ka qenë ngushëllimi ynë, një rrugëtim paralel ekonomik dhe politik, ku kemi gjetur mjaft lehtësi dhe shumë mbështetje dhe kemi bërë gjëra konkrete”, deklaroi ai.
Rama ndodhet në Londër së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të marrë pjesë në samitin e organizuar nga BERZH me gjashtë vendet e rajonit.
Në këtë samit merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.