Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas tij asnjë sondazh nuk e nxjerr fituese Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Rama u shpreh se rikthimi i kënetës është vetëm imagjinar sipas tij dhe se nuk mund të ketë një të tillë.
“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit.
Ka marrë fund historia e kënetës ka marrë fund, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë, që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare edhe si përfundim më shumë nxori BBV kandidatë në listat e kënetës se nxorën primaret për të përfaqësuar kënetën. Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar”, tha Rama.
Ai shtoi se me hapjen e grupkapitullit të tretë të negociatave për Shqipërinë ditën e djeshme, janë rrëzuar edhe gënjeshtrat e opozitës, që sipas tij thoshte se ‘kryeministrin nuk e duan në Europë dhe nuk i japin as drekë’.
Ndërkohë pyetjes së një komentuesi nëse shkon dot në Shtetet e Bashkuara, Rama i është përgjigjur se oqeanin e kalon sa herë të dojë.
“Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për t’u takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.