Politike

Rama afroi Çomon dhe Bozon, Besnik Bare liron radhën, heq dorë nga kandidimi për deputet

Deputeti socialist, Besnik Bare nuk do të jetë në listat zyrtare të PS-së për deputet, zgjedhjet e 25 Prillit.

Bare ishte i dërguar bashkë me Etilda Gjonajn  në njësinë numër 7 të Tiranës për të koordinuar fushatën në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Bare ka qenë deputet i PS për qarkun e Tiranës për dy mandate radhazi. Kësaj here ai ka vendosur të spostohet. Të paktën kështu thotë publikisht për t’ia lënë vendin afrimeve të reja në PS duke veçuar futjen në lista të 78 vjeҫares, Luljeta Bozo.

Dy ditët e fundit, Rama ofroi publikisht Najada Comon dhe Luljeta Bozon.

Vetëm pak ditë më parë njoftoi shkëputjen nga politika edhe Vasilika Hysi për t’ia lënë radhën “nxënësve” të saj si Etilda Gjonaj e cila do të kryesojë listën e Tiranës për PS-në

“…Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri…”, shkruan Bare në Facebook.  

“Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin!”, nënvizon ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë