Nga Gazeta ‘Si- Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim që këtë vjeshtë.
Kryeministri Rama tha se transformimi për bizneset do jetë sfidues. Por sipas tij sipërmarrjet do të kenë pranë tyre qeverinë me mbështetje nga ekspertë dhe programet e dedikuara.
“Jemi në kushtet ku nga njëra anë duhet të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen, ky është sistemi për sipërmarrjen. Për këtë arsye ne duam që në radhë të parë, sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin të ketë mbështetjen tonë. Mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse.
Një garanci sovrane dhe një portofol financimi në mbështetje të të gjithë atyre që duan të ngjiten më lart. Çdo sipërmarrës do të ketë financimin falë marrëveshjes me Bankën e Shqipërisë për kredi. Ne nuk do të ndalemi në një kuotë financimi. Nuk do të ketë as një sipërmarrje e vogël dhe e mesme që nuk do të mbështetet financiarisht. Duam të informojmë 48 mijë ndërmarrje në të gjithë vendin. Të krijojmë rrjetin kombëtar të ekspertëve”, tha kryeministri Edi Rama.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se programi, do të mbështetet në 4 shtylla.
“Është detyra jonë kryesore dhe më e rëndësishme që ne të maksimizojmë sa më shumë fitimet dhe të minimizojmë kostot. Ky program e vendos biznesin në qendër të procesit të integrimit. Investimet e huaja po rriten dhe po drejtohen drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë. Paralelisht ne jemi duke marrë një sërë reformash për mbështetjen e biznesit. Kemi zgjeruar aksesin në financa. 250 milionë euro për bizneset, që do i lejojë çdo biznesi që të marrë kredi”, tha Ibrahimaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje