Ivan Rakitic mund ti thotë lamtumirë kombëtares kroate. Është vetë lojtari që e ka pohuar një gjë të tillë në një intervistë për Sportske Novosti. Lojtari i Barcelonës po mendon të tërhiqet nga kombëtarja pas kampionatit evropian.
“Po konsideroj idenë që kampionati Europian 2020 të jetë turneu im i fundit me ekipin kombëtar. Unë i shikoj gjërat në një mënyrë realiste, kjo është mjaft e qartë. Por të presim sesi do shkojë situata. Do ta diskutojë këtë vendim me trajnerin, dhe do të vendosim për më të mirën. Si për mua ashtu edhe për Kroacinë “. Siç e kam përsëritur, do të përpiqem të ndihmoj lojtarët e rinj në çfarëdo lloj mënyre. Gjëja më e rëndësishme për momentin është që kombëtarja të ketë sukses në Euro 2020, gjithçka tjetër është sekondare. Nuk ka rëndësi se çfarë dua, gjëja kryesore është që gjërat po shkojnë mirë për ekipin tonë” përfundoi Rakitic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.