Politike

Raketat ruse rrezikuan Mitsotakis në Odesa, Rama: Provokime të pamatura dhe të rrezikshme

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse të mërkurën në Odesa, që ra pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.

Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme” shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë