Futboll

Racizmi ndaj Vinicius në Spanjë, reagojnë presidenti Lula dhe Infantino

Gazeta Si - Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, por edhe autoritetet e tjera braziliane, kanë reaguar për rastin e radhës të racizmit ndaj Vinicius Junior në Spanjë.

Në G7 e Hiroshimës, Lula e nisi konferencën e shtypit, duke shprehur solidaritetin ndaj sulmuesit të Realit, që në fushën e Valencias u quajt ‘majmun’ nga tifozët vendës, duke sjellë edhe ndërprerjen e lojës për disa minuta. Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në atë ndeshje pas reagimit nga nervozizmi.

"Nuk është e mundur që në shekullin e 21-të të ekzistojë ende paragjykimi racial, që merr forcë në disa stadiume të futbollit në Europë", - tha Lula.

“Mendoj se është e rëndësishme që FIFA, liga spanjolle dhe ligat e vendeve të tjera të marrin masa serioze, sepse nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të shfaqen në stadiume”, - ka shtuar presidenti i Brazilit. Edhe ministrja e Sportit Ana Moser dhe ministri i Drejtësisë Flavio Dino ka reaguar në rrjetet sociale për të mbështetur Vinicius.

Ministri i Barazisë raciale ka deklaruar se do të bëjë një denoncim tek autoritetet spanjolle dhe te Liga spanjolle, ndërsa ministri për të Drejtat njerëzore dhe Qytetarinë, Silvio Almeida, ka dënuar sjelljen e presidentit të Ligës, Javier Tebas. Ai ka kërkuar masa më të ashpra nga institucionet spanjolle.

Një reagim solidariteti për Vinicius ka bërë edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino: "Mbështesim fort Vinicius. Nuk ka vend për racizëm në futboll dhe në shoqëri. FIFA mbështet gjithë lojtarët që kanë qenë pre e sulmeve raciste. Ajo që ndodhi në ndeshjen Valencia-Real Madrid tregon sa kruçale është kjo betejë.

Xhani Infantino, president i FIFA-s. Gazeta Si, 23 maj 2023

Kjo është arsyeja që në kompeticionet e FIFA-s ka një proces me 3 faza dhe që duhet vënë në punë në të gjithë nivelet e futbollit. Fillimisht ndeshja ndërpritet, pastaj lojtarët largohen nga fusha dhe bëhet njoftimi se ‘nëse sulmet vazhdojnë ndeshja pezullohet. Dhe momenti i tretë është që ndeshja mbyllet dhe 3 pikët i merr kundërshtari. Rregullat duhen aplikuar në çdo kampionat’, - ka thënë Infantino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë