Njerez

“Racistët, kërcënimi më i madh i Amerikës”

Një sërë sulmesh vdekjeprurëse dhe atentatesh me eksplozivë kanë goditur këtë javë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë më shumë se 13 viktima.

Gjatë një interviste televiziveve me CNN, ku u pyet në lidhje me disa të shtëna në një supermarket në Kentaki, gazetari i njohur amerikan Don Lemon tha se "kërcënimi më i madh terrorist në SHBA janë racistët dhe “burrat e bardhë".

Lemon po fliste në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive të hënën, pasi një sulmues ka qëlluar për vdekje dy njerëz me ngjyrë jashtë një dyqani në Jeffersontown.

https://www.youtube.com/watch?v=dx6nM_S--xw

Incidenti, i cili po hetohet si një krim urrejtjeje, ndodhi në po të njëjtës javë që 13 pajisje eksplozive iu dërguan figurave të shquara demokratike dhe mediatike anembanë vendit dhe 11 persona u vranë në një shpërthim masiv në një sinagogë në Pitsburg. Supremacistët u akuzuan gjithashtu në të dyja këto raste.

https://twitter.com/toddstarnes/status/1057349922872274946?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1057349922872274946&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.washingtonpost.com%2Farts-entertainment%2F2018%2F10%2F31%2Fcnn-host-don-lemon-said-white-men-are-biggest-terror-threat-this-country%2F

"Unë vazhdoj të përpiqem t'u tregoj njerëzve që të mos demonizojnë asnjë grup apo etni. Ne vazhdojmë të mendojmë se kërcënimi më i madh terrorist janë  njerëzit që po marshojnë drejt kufirit, "tha Lemon, duke iu referuar karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që po ecnin drejt Shteteve të Bashkuara.

 “Ne ne duhet të ndalojmë demonizimin e njerëzve dhe të kuptojmë se kërcënimin më i madh terrorist në këtë vend janë burra të bardhë, shumica e të cilëve radikalizohen nga lëvizjet ekstremiste. Ne duhet të fillojmë të bëjmë diçka”, përfundoi ai. CNN nuk pranoi të komentojë.

Edhe pse deklaratat e tij priten me zemërim nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe një sërë politikanësh të tjerë republikanë, disa studime kanë treguar se gjatë dekadës së kaluar, në SHBA është dyfishuar numri i incidenteve terroriste të kryera nga ekstremistët e djathtë, shumica e të cilëve janë të bardhe.

Supremacia e bardhe

Një raport i vitit 2017 nga Fondi Hetimor i Institutit të Kombeve zbuluoi se nga viti 2008 deri në vitin 2016 pati 115 incidente që përfshinin ekstremistët e krahut të djathtë dhe se ato që përfunduan me vdekje ishin më vdekjeprurëse sesa incidentet që kryheshin grupet e tjera.

Analistët amerikanë besojnë se Donald Trump, u ka dhënë guxim nacionalistëve të bardhë amerikanë, megjithëse mbrojtja e këtyre ideologjive nuk është as e re dhe as e pashembullt. "Ajo që është e re, është sigurimi i kushteve që ata të shprehin ideologjinë e tyre të superioritetit racor pa ndonjë maskë apo frikë. Për ata, nuk është e turpshme tu vihen pseudonime të tilla si neonazistë dhe racistë dhe tani ata ndihen edhe njëherë pjesë e perspektivës politike dominuese të Shteteve të Bashkuara", shkruan "Washington Times".  Në vitin 2009, Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme publikoi një raport për të paralajmëruar rreth kërcënimit të madh terrorist të grupeve të supremacisë së bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë