Futboll

Rabiot i është ofruar Barcelonës, Juventusi po punon për Milinkoviç-Saviç

Gazeta Si – E ardhmja e Adrien Rabiot duket larg Juventusit. Drejtuesit e klubit bardhezi në fakt presin një përgjigje nga përfaqësuesit e lojtarit francez pas propozimit për rinovimin edhe për një vit të kontratës, por nga Spanja zbulohet një skenar tjetër.

Shtypi sportiv spanjoll bën me dije se Rabiot është një nga lojtarët që i është ofruar Barcelonës. Klubi katalanas është në kërkim të rasteve me parametra zero dhe për momentin ka humbur portugezin Ruben Nves, që ka zgjedhur të shkojë në Arabinë Saudite.

Igli Tare dhe Milinkoviç-Saviç. Gazeta Si, 19 qershor 2023

Juventusi në anën tjetër po mendon shumë seriozisht për një mesfushor kalibri, që do të zinte vendin e Rabiot. Objektivi kryesor është Sergej Milinkoviç-Saviç, një ekspert tashmë në Serinë A. Edhe vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar te Juventusi dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht. Nëse Rabiot shkon në Spanjë, atëherë Juventusi do tëhidhet në sulmin final për mesfushorin serb.

Një tjetër mesfushor, Fratezi i Sasuolos, është objekt dëshire nga klubet e mëdha italiane, me në krye Milanin dhe Interin. Fratezi ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe me Italinë në Ligën e Kombeve, duke treguar se ka arritur pjekurinë e duhur për të veshur një fanellë më të rëndësishme se ajo e Sasuolos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë