Njerez

Qyteti me njerëzit më të pasur në botë

Hong Kongu ka kaluar Nju Jorkun duke u bërë qyteti me numrin më të madh të njerëzve të pasur në botë.

Sipas një raporti nga firma e të dhënave, Wealth-X, një në shtatë rezidentë të qytetit është i pasur dhe rreth 10 mijë persona kanë një pasuri të paktën 30 milionë dollarë. Në qytet vlerësohet se jetojnë 93 miliarderë.

Raporti thekson se qyteti gjysmë autonom në Kinë vitin e kaluar pa një rritje prej 31% të numrit të milionerëve që jetojnë atje.

Hong Kongu është njohur prej kohësh si një vend tërheqës për të pasurit. Në pjesën më të madhe kjo ndodh sepse ky vend konsiderohet ende një portë në Kinë; është qyteti më i popullarizuar i vendit për biznesin ndërkombëtar, qendra kryesore financiare e Azisë, dhe konsiderohet gjithashtu si vendi më i mirë për rrjetëzimin, tregtimin dhe qasjen në tregun e madh të Kinës kontinentale.

Hong Kong është gjithashtu një vend tepër popullor që ju jep mundësinë pronarëve të rinj ta kenë shumë të lehtë fillimin e një biznesi.

Nëse jeni i huaj mund të zotëroni 100% të biznesit tuaj, pa asnjë kërkesë për të qenë banor vendas ose të keni një shtetësi specifike. Hong Kongu është renditur gjithashtu ndër vendet më pak të korruptuara në botë. Këto janë arsyet pse ky vend tërheq elitën e njerëzve të pasur dhe të biznesit.

Hong Kong e ka kapërcyer Nju Jorkun si qytet me njerëzit më të pasur të botës.
Falë afërsisë me Kinën, vend me ekonominë e dytë më të madhe në botë - ky vend vazhdon të përfitojë nga lidhjet e zgjeruara të tregtisë dhe investimeve.
Duke pasur parasysh se Hong Kongu është vendi me tregun më të shtrenjtë të pronës në botë, kjo është arsyeja pse shumë janë bërë milionerë përmes pasurisë së patundshme

Njeriu më i pasur në Hong Kong është Li Ka-shing, me një pasuri prej 29,3 miliardë dollarësh. Ka-shing, 89 vjeç, është një nga biznesmenët aziatikë më me ndikim në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë