Kuriozitete

“Qyteti i artë i humbur” në Egjipt zbulon jetën e faraonëve antikë

Zbulimi i një qyteti 3,000 vjeçar të humbur nën rërat e Egjiptit është vlerësuar si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike që nga koha e zbulimit të varrit të Tutankhamun.
Egjiptologu i njohur Zahi Hawass e njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur” pranë Luxorit, të enjten.
Ai tha se zbulimi kishte të bënte me qytetin më të madh antik, të njohur si Aten, deri më sot i pazbuluar. Kjo mund të konfirmohet sot, vetëm disa javë pas gërmimeve që nisën në shtator 2020.
Qyteti daton në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga 1391 në 1353 para Krishtit.

Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretërve nga arkeologu britanik Howard Carter në 1922.
“Zbulimi i këtij qyteti të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik që nga varri i Tutankhamun”, tha Betsy Brian, profesoreshë i Egjiptologjisë në Universitetin John Hopkins në Baltimorë, SHBA. Ajo tha se qyteti do të “na jepë një vështrim të rrallë mbi jetën e egjiptianëve të lashtë” në kohën kur perandoria ishte në peridhën e saj më të pasur.

Gërmimet zbuluan një numër të madh artefaktesh të vlefshme arkeologjike, të tilla si stoli, qeramikë me ngjyra, hajmajli dhe tulla balte që mbanin vulat e Amenhotep III.
Ekipi i nisi gërmimet në bregun perëndimor të qytetit Luxor pranë Luginës së Mbretërve, rreth 500 km në jug të kryeqytetit Kajro.
“Brenda javësh, për habinë e madhe të ekipit, formacionet e tullave prej balte filluan të shfaqeshin në të gjitha drejtimet”, tha Dr Hawass në deklaratën e tij.
Ekipi zbuloi një qytet të madh në një gjendje shumë mirë të ruajtur, me mure pothuajse të plotë dhe me dhoma të mbushura me mjete të jetës së përditshme.

Tani, shtatë muaj pasi nisjes së gërmimeve, janë zbuluar disa zona, përfshirë një furrë buke, një lagje administrative dhe një zonë banimi.
“Shumë misione të huaja e kanë kërkuar prej kohësh këtë qytet por nuk e gjetën kurrë”, tha Dr.Hawass. Ai shprehet se puna e mëtejshme arkeologjike do të vijojë dhe ekipi i tij “pret që të zbulojë varre të paprekura të mbushura me thesare”. /BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë