Lajme

Qytetari dixhital godet sërish: drejtori i tatimeve që terrorizon bizneset

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan për drejtorin e Hetimit Tatimor,  Bardh Tafa, ndërsa ka postuar edhe një fotografi të personit në fjalë me një armë automatik në dorë.  “Një bandit, delinkuent, drejtor i tatimeve i Noriegës dhe Kakistokracisë së tij!, ka shkruar Berisha, ndërsa më poshtë ka shfaqur mesazhin e ardhur nga i ashtuquajtur “qytetari dixhital” .

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1139048462922726/?type=3&theater

Qytetari dixhital, i cili mendohet se ia ka nisur këtë mesazh ish-kryeministrit shkruan se do të denoncojë drejtorin e tatimeve “më hajdut të Edi Ramës. “ Ky është Bardh mashtruesi siç e njeh gjithë tiranë me mashtrimet e tij. Bardh Tafa apo siç i flasin ndryshe Bardhi me tepsi 5 mijë eurosh po terrorizon gjithë bizneset e Fierit, Vlorës dhe Beratit. Bizneset janë të  frikësuara të denoncojnë pasi ky monstër që  ka mbështetjen direkt të  kryeministrit dërgon inspektorët për t’i vënë gjoba dhe ato biznese që  nuk japin i përcjell në  prokurori. Po merr lekë gjithandej dhe nuk e ndal dot njeri!Ju lutem doktor,  postojeni pasi është bere tmerri  i jugut. Po na bën keq. Te biznesi im mori 10 milionë lekë. M’i mori me forcë dhe presion. Është denoncuar disa herë  nga ana juaj po prapë vazhdon t’u marrë  lekë bizneseve me forcë. Kanë vendosur kriminelin drejtor!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë